Politike

Reagimi i Bardhit për Xhaçkën: Rama dështoi, vendimi që presin qytetarët nga drejtësia!

Gazeta Si - Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, ka reaguar demokrati Gazmend Bardhi. Në një postim në faqen e tij zyrtare ai shprehet se Rama dështoi për të mbrojtur mandatin e Xhaçkës dhe thekson se ky është vendimi që presin qytetarët nga drejtësia.

‘Edi Rama dështoi për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës me një vendim antikushtetues të Kuvendit. Kërkesa jonë që vendimi për vlefshmërinë e mandatit të deputetit i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese u pranua. Tani, Edi Ramës i duhet ta dorëzojë investitoren e vet strategjike me mandat deputeti para Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti i PD, Gazment Bardhi. Gazeta Si, 23 janar 2023

Ky është vetëm akti i parë i një beteje që duhet të përfundojë me një vendim tjetër të pavarur e të pandikuar për t’i hequr Olta Xhaçkës mandatin e deputetit për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Kush përfiton në mënyrë antiligjore nga pasuritë publike duhet të mbajë përgjegjësi!

Trajtimi i pasurisë kombëtare si plaçkë personale e Kryeministrit për ministrat dhe familjarët e tyre duhet të ndëshkohet. Ky është vendimi që presin qytetarët nga drejtësia!’ – shkruan Bardhi në postimin e tij. Ai e shoqëron statusin me faksimilet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë