Futboll

Reagime të forta për koret raciste ndaj Maignan, në Udine nis hetimi për autorët

Gazeta Si – Ndeshja Uzineze-Milan u ndërpre në pjesën e parë, sepse portieri Mike Maingnan la portën për shkak të koreve raciste. Tifozët e Udinezes e quajtën atë ‘majmun’. Pas golit të fitores (2-3) të Okafor, Adli dhe Florenci vrapuan gjithë fushën për të përqafuar portierin.

Ishte një gjest shumë i shëmtuar ai i pjesës së parë, që në Itali nuk ndodh për herë të parë. Ndeshja u ndërpre për disa minuta. Portieri francez i Milanit, për të disatën herë shënjestër e koreve raciste, la portën dhe po shkonte drejt dhomës së zhveshjes, bashkë me skuadrën.

Edhe lojtarët e Udinezes e përqafuan Maignan në shenjë solidariteti, ndërsa arbitri Mareska, pasi ndali lojën, i kërkoi spikerit të stadiumit të lexonte mesazhin paralajmërues ndaj koreve raciste. Portieri i Milani u kthye në fushë më pas mes vershëllimave të tifozëve vendës. Mareska më parë kishte bërë të ditur se ndeshja do të pezullohej, nëse do të kishte kore reaciste.

“Që në rivënien e parë, kur shkova të merrja topin, dëgjova të më thërrisnin 'majmun’. Nuk thashë asgjë, më pas bënë të njëjtën gjë dhe kërkova ndihmë nga stoli. Thashë se nuk mund të luhej futboll ashtu, nuk është hera e parë që ndodh. Janë persona injorantë”, - ka thënë Mike Maignan për ngjarjen në Udine.

Mesazhet e solidaritetit kanë ardhur menjëherë, me qëndrime zyrtare nga shumë klube. “Racizmi nuk ka vend në futboll”, - shkruante Milanin parë atë çfarë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, duke e kaluar në plan të dytë ndeshjen.

Një reagim i fuqishëm erdhi edhe nga FIFA. “Janë fakte të papranueshme ato që kemi parë në Udine. Duhen masa të forta”, - shkruhej në një deklaratë të presidentit Xhani Infantino.

“Mike, jemi me ty”, - ishte mesazhi mbështetës i Kilian Mbape pas imazheve që bënë xhiron e botës.

Kuestori i Udines, Alfredo D'Agostino, ka bërë me dije se ka nisur hetimi për të identifikuar autorët e koreve raciste. Ai bëri të qartë se bëhet fjalë për një episod të veçuar, për disa tifozë që ishin pas shpinës së portierit të Milanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë