Futboll

Reagime të forta nga Napoli pas vendimit: Açerbi, emblema e një sistemi hipokrit!

Gazeta Si – Pasi gjykata sportive nxori të pafajshëm mbrojtësin e Interit, Françesko Açerbi, për mungesë provash për sulm racist ndaj Juan Jesus, reagimet kanë qenë të shumta. Sidomos nga Napoli dhe tifozët e tij, të cilët kanë vendosur në pika të ndryshme të qytetit banderola kundër vendimit për të mos dënuar Açerbin.

Tifozët e Napolit e konsiderojnë rastin e Açerbit si emblemën e një sistemi hipokrit. Të gjithë prisnin në fakt që lojtari të dënohej, por gjykata sportive vendosi ndryshe, me argumentin se nuk ka provë për racizëm të lojtarit të Interit ndaj atij të Napolit.

Juan Jesus, i cili fillimisht reagoi në rrjetet sociale pas vendimit, duke postuar një dorë të mbledhur grusht dhe të ngritur lart, po mendon të bëjë denoncim penal kundër Açerbit.

Nëse na aspektin e drejtësisë sportive çështja Açerbi-Juan Jesus mund të quhet e mbyllur, pasi braziliani i Napolit nuk mund të bëjë rekurs, ajo mund të spostohet në të tjera institucione. Juan Jesus gjykon se është ‘viktimë’ e padrejtësisë dhe nuk mund të pranojë që është gënjeshtar.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, lojtari i Napolit po mendon të bëjë një denoncim penal kundër Açerbit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë