Futboll

Rasti i fundit me Covid-19 trondit Premier League: Ndihemi të prekshëm

Pozitiviteti me Covid-19 i Aaron Ramsdale, portierit të Bournemouth, ka tronditur ambientin e Premier League. Jo më tepër për infektimin, se sa për veçantinë e rastit: 22 vjeçari kishte rezultuar negativ në testin e parë, për më pas të rezultonte pozitiv në atë pasardhës, vetëm pas tre ditësh. Tekniku i kuqezinjve të Dorset ka rrëfyer se si ky episod ka tronditur skuadrën: “Mund ta imagjinoj shqetësimin e lojtarëve të mij – ka thënë Eddie Howe për Daily Mail – Sepse mendoj se është e njëjta që provoj edhe unë. Deri tani nuk kishim patur të infektuar dhe po procedonim mirë, por një lajm si ky i ndryshon gjërat e na bën të ndihemi të prekshëm. alarmi për këtë virus është serioz”.

Howe tha se ndihej i trishtuar nga lajmet, por është i bindur se kontrollet e radhës mund të sjellin një lajm pozitiv: "Ne jemi të tronditur, tani jemi duke pritur të dimë rezultatet e testeve të reja". Që prej fillimit të kontrollove në funksion të rifillimit të stërvitjes, gjithsej 12 lojtarë ose anëtarë të stafeve të skuadrave të Premier League kanë rezultuar pozitive me koronavirus: 6 të infektuar në raundin e parë të testeve, 2 në të dytin dhe 4 në të fundit.

Në Angli, kampionati është pezulluar që prej 13 marsit dhe në mbledhjet e fundit Liga kishte programuar 12 qershorin si një datë të mundshme për rifillimin. E marta, 19 maj ishte dita e parë e rifillimit të stërvitjeve për disa klube, sipas rregullave për distanciminin të caktuara në protokollin kombëtar: seanca në grupe prej maksimumi 5 lojtarë dhe me kohëzgjatje 75 minuta një.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë