Ne rrjet

Raste për frymë popullsie, Italia më e infektuar se Kina

Një analizë e rasteve të koronavirusit për frymë tregon se Italia është më e prekur sesa Kina nga virusi. Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, qeveria italiane mbylli të gjitha institucionet, dezinfektoi aeroportet, mbylli të gjitha bizneset përvec dyqaneve dhe farmacive dhe filloi prodhimin e maskave në masë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Italian (Istituto Superiore di Sanità) rekomandoi distancimin shoqëror dhe ndaloi qarkullimin e qytetarëve.

Italia ka marrë masa të hekurta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, me shpresën se deri në fund të muajit do e ketë kaluar fazën më të rëndë të epidemisë.

Autoritetet italiane thonë se mund të duhen dy javë që ndikimi i kufizimeve të shihet në shpërthimin e koronavirusit, i cili ende po rritet jashtë zonës fillestare të kuqe. Ministri i Jashtëm italian Lugi Di Maio, u premtoi qytetarëve se nëse ndiqnin udhëzimet e qeverisë dhe të qëndronin në shtëpi, Italia do të shënonte një rënie drastike të nurmrit të të prekurve.

“Nëse mjekët mund të luftojnë në vijën e parë të betejës edhe ne mund të qendrojmë në shtëpi”, tha ai.

Qeveria italiane njoftoi në 08 mars, mbylljen e rajoneve të prekura në pjesën veriore të vendit për të shmangur përhapjen në Jug. Brenda dy ditësh, karantina u shtri në të gjithë Italinë, pasi raste me CoV u zbuluan në të gjithë vendin. Periudha e karantinës do të varet nga sa shpejt do të bjerë numri i rasteve të reja dhe vdekjeve. Autoritetet janë të bindura se nëse rregullat ndiqen me përpikmëri, vendi fqinj do të jetë i pari që do të marrë veten.

Italia është i vetmi vend që ka njoftuar një bllokim mbarëkombëtar që nga shpërthimi i koronavirusit Wuhan.

Luigi Di Maio tha në një intervistë për BBC se masat e vendosura në zonën e shpërthimit në Veneto dhe Lombardi ishin duke rezultuar efektive. Di Maio tha se prisnin që mos të kishin infeksione të reja pas 14 ditësh.

Bllokimi i parë u përqendrua vetëm në një komunë të vogël  dhe zonat përreth  në veri të vendit. Masat u morën për të shmangur përhapjen e panikut dhe goditjen e ekonomike në një nga zonat më produktive të vendit. Ekspërtët besojnë se qeveria duhet të kishte izoluar që në fillin të gjithë Veriun për të parandaluar përhapjen e koroanavirusit në të gjithë vendin dhe të kishte urdhëruar që në fillim qëndrimin e njerëzve  në shtëpitë e tyre. Por edhe pse me vonesë, izolimi i plotë i qytetarëve duket se ka lënë vend për shpresë në Italinë fqinje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë