Treg

Raporti / Shkenca, teknologjia dhe inxhinieria në Shqipëri janë ‘punë burrash’

Nga Gazeta ‘SI’ - Shkenca dhe inxhinieria vazhdojnë të jenë punë burrash në Shqipëri.

Të dhënat e Bankës Botërore për 2023-shin, tregojnë se degët e studimeve të inxhinierisë, manifakturës, ndërtimit, shkencës, matematikës, teknologjisë, pyjtarisë etj, dominohen nga studentët djemë, deri në 70%.

Degët ku dominojnë studentet vajza i përkasin fushave më delikate, si shëndeti, mësimdhënia, shkencat sociale, gazetaria, statistikat dhe artet.

Ndarja gjinore e degëve, thotë BB, nis që në shkollën fillore, ku më pak vajza dhe më shumë djem motivohen për të ndjekur fushën STEM ( degët shkencore).

Sipas një matje me nxënësit e arsimit fillor, vetëm 23% e vajzave dëshirojnë të vazhdojnë një karrierë në shkencë apo inxhinieri. Kjo normë tek djemtë e të njëjtës moshë është 38%, një hendek prej 15%.

Kjo lloj i ndarje i ka bërë gratë në Shqipëri, të jenë të limituara në arritjen e objektivave “green” të tregut të punës, pasi fushat ku ato operojnë kategorizohen si “brown”. Punët e gjelbra lidhen drejtpërdrejtë me pozicionet që mbajnë burrat. Në tregun e punës, mundësia për t’u trajnuar dhe ndryshuar metodën e të punuarit u jepet vetëm 18.3% të grave dhe 81.8% të burrave, lidhur po me profesionet e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë