Mjedis

Raporti i OKB: Pandemia nuk i ngadalësoi sa duhet ndryshimet klimaterike

Sipas një raporti të fundit përgjigja e vendeve në botë ka ndikuar shumë pak në ndryshimet klimaterike. Ndërsa emetimet e CO2 ranë gjatë izolimit, përqendrimet e gazeve të tjera kanë vazhduar të rriten në atmosferë.
Sipas të dhënave periudha nga viti 2016 deri në 2020 ka të ngjarë të jetë pesë vitet më të ngrohta që janë rregjistruar prej kohësh. Autorët thonë se ndikimet e "pakthyeshme" të ndryshimit të klimës janë në rritje. Zjarret e shumtë shkaktuan emisione të mëdha të CO2 në detin Arktik. Raporti i departamentit të Kombeve të Bashkuara për Shkencë ka bërë së bashku ekspetët të një numër të madh të organizatave ndërkombëtare oër të dhënë një pamje më të qartë të klimës.
Studimi tregon se izolimi global kishte një ndikim të rëndësishëm dhe të menjëhershëm në emetimet e gazrave serë, e nivelet ditore të emetimeve gjatë muajit Prill të vitit 2020 duket se kanë rënë me 17% krahasuar me vitin 2019.

Por kjo rënie e pjerrët nuk u ruajt shumë. Ndërsa bota u kthye në punë, emetimet u rritën dhe deri në qershor ishin 5% më shumë se vitin e kaluar. Ndërsa emetimet mund të na tregojnë se çfarë po ndodh në tokë, janë përqendrimet e këtyre gazrave në atmosferë që bëjnë të gjitha ndryshimet për temperaturat globale. Për shkak se CO2 mund të zgjasë me shekuj, duke shtuar edhe një sasi të zvogëluar të ajrit rrit potencialin e ngrohjes të të gjithë gazet e tjera.
Ky studim i ri tregon se është pikërisht ajo që ka ndodhur në disa stacione kryesore monitorimi në të gjithë botën.
Në observatorin “Mauna Loa në Hawai”, sasia e CO2 e matur në mostrat e ajrit është rritur nga 411 pjesë për milion (ppm) në korrik të vitit 2019 ndërsa në korrik të këtij viti është rritur me 414 ppm (vlera matëse për pluhurin në ajër).
Në mënyrë të ngjashme, në stacionin e monitorimit “Cape Grim” në Tasmani, përqendrimet u rritën gjithashtu nga 407 në 410 ppm në korrik. Një pamje e plotë globale mbi përqendrimet atmosferike të gazrave ngrohës nuk do të jetë në dispozicion deri në fund të këtij viti por ekspertët thonë se çdo gjë është e qartë.

"Përqendrimet e gazeve serë të cilat janë tashmë në nivelet e tyre më të larta në tre milion vjet, e kanë vazhduar të rriten.Ndërkohë, pjesë të mëdha të Siberisë kanë parë një valë të zgjatur dhe të jashtëzakonshme të nxehtësisë gjatë gjysmës së parë të vitit 2020, e cila do të kishte qenë shumë e pamundur pa ndryshime klimatike antropogjene," tha sekretari i Përgjithshëm i WMO (Organizata Botërore Meteorologjike), Petteri Taalas.
Sipas ekspertit ky raport tregon se ndërsa ka shumë gëra që nuk janë normale gjatë vitit 2020, ndërkohë ndryshimet klimaterike kanë vite që nuk janë në normalitetin e tyre. Në raport theksohet gjithashtu se nuk po kryhet asnjë veprim real për të mbajtur pragun e temperaturës së botës, duke ulur emetimet.
Burimi: BBC. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë