Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj ka reaguar një ditë pas seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në lidhje me raportin për pasurinë e saj,
Avokatja e gjyqtares Xhoxhaj deklaroi se apartamenti 100 m2, për të cilin KPK thotë se nuk justifikohet është pronë e shlyer plotësisht nga bashkëjetuesi i klientes së saj, i cili është subjekt i ligjit për deklarimin e pasurive. Më tej ajo shtoi se gjyqtarja ka përfituar bashkëpronësinë e dhuruar nga bashkëjetuesi i saj, kur kjo pronë është regjistruar ne vitin 2011. Avokatja sqaroi se Altina Xhoxhaj me të ardhuarat e 24 viteve punë ka blerë vetëm gjysmën e një apartamenti prej 59 m2 në Ishëm të Durrësit dhe gjysmën e një trualli prej 220 m2 rreth këtij apartamenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.