Rend dhe Ligj

Raporti i INSTAT, në fund të 2018-ës krimi u rrit me 20%

Fundviti i 2018-ës ka rezultuar me rritje të ndjeshme të krimit të Shqipëri. Në tremujorin e katërt janë evidentuar gjithsej 9.301 autorë të veprave penale, duke shënuar një rritje me 20,2 % krahasuar me tremujorin e katërt 2017.
Një shifër e tillë në rritje konstatohet nga raporti i publikuar nga Instituti i Statistikave, i cili thekson se numri gjithsej i autorëve të veprave penale, në vitin 2018 është 34.537, me një rritje 7,0 %, krahasuar me vitin 2017. Gjithsej vepra penale në tremujorin e katërt janë regjistruar 9.301, afro 2 mijë më shumë se në tremujorin e katërt të 2017-ës, që rezultojnë sipas INSTAT të jenë në 7.739. Vrasje me dashje janë regjistruar 15 për katër muaj, ndërsa në total për të gjithë vitin 2018 janë 60. Kjo duke pasur një rritje prej 50 për qind sa i përket 4-mujorit, ndërsa në krahasim me vitin 2017 është në 25%. Vrasje të mbetura në tentativë, raporti thekson se janë shënuar 26 të tilla, dy raste më shumë se në 4 mujorin e fundit të 2017-ës.
Për grup veprën penale vrasje e mbetur në tentativë, në këtë periudhë janë evidentuar 25 vepra, 3 më shumë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Numri i vrasjeve mbetur në tentativë, në vitin 2018, është 114 vepra, me një rënie me 11,6 %, krahasuar me vitin 2017. Numri i autorëve për vrasje mbetur në tentativë, në vitin 2018 është 149, duke shënuar një rënie me 4,5 %, krahasuar me vitin 2017.

Tabela për veprat penale të evidentuara


Shtohen vjedhjet e banesave dhe lokaleve
INSTAT në raportin për tremujorin e fundvitit 2018 verën një rritje të veprave penale për vjedhje banesash.
Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje lokale tregtie, në tremujorin e katërt 2018, është 149, duke shënuar një rritje me 12,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2018, janë evidentuar 596 vjedhje, me një rritje me 21,1 %, krahasuar me vitin 2017. Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje banese, në tremujorin e katërt 2018, është 285, duke shënuar një rënie me 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë në vitin 2018, janë evidentuar 1.218 vjedhje banese, me një rritje me 6,4 %, krahasuar me vitin 2017.
Numri i autorëve për vjedhje banese, në tremujorin e katërt 2018 janë 196, duke shënuar një rritje me 62,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë në vitin 2018, janë evidentuar 742 autorë për vjedhje banese, me një rritje me 18,2 %, krahasuar me vitin 2017.
Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje lokale tregtie, në tremujorin e katërt 2018, është 149, duke shënuar një rritje me 12,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2018, janë evidentuar 596 vjedhje, me një rritje me 21,1 %, krahasuar me vitin 2017.
Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje banese, në tremujorin e katërt 2018, është 285, duke shënuar një rënie me 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë në vitin 2018, janë evidentuar 1.218 vjedhje banese, me një rritje me 6,4 %, krahasuar me vitin 2017.
Në këtë periudhë janë evidentuar 66 vjedhje të automjeteve, dy më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Për të njëjtën vepër, në vitin 2018, janë evidentuar 252 vepra, duke shënuar një rënie me 23,4 %, krahasuar me vitin 2017.
Për veprën vjedhje e automjeteve, në këtë tremujor janë evidentuar 23 autorë, e njëjta shifër edhe për tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Në vitin 2018, janë evidentuar 68 autorë, me një rënie me 56,7 %, krahasuar me vitin 2017.

Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor
Në tremujorin e katërt 2018, janë evidentuar 564 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke shënuar një rënie me 5,7 %, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i veprës penale shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, në vitin 2018 është 2.164, me një rënie me 3,7 %, krahasuar me vitin 2017. Numri i autorëve për veprën shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, në tremujorin e katërt 2018, është 538, duke shënuar një rënie me 7,4 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Në vitin 2018, numërohen 2.101 autorë, 5,0 % më pak, krahasuar me vitin 2017.

Tabela për autorët e veprave penale


Krimet e drogës dhe seksuale
Në tremujorin e katërt 2018, sipas INSTAT janë evidentuar 28 krime me natyrë seksuale, 7 më shumë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Për grupveprën penale krime seksuale, në vitin 2018, janë evidentuar 110 vepra, 3 më pak, krahasuar me vitin 2017. Në këtë periudhë janë evidentuar 31 autorë për grup veprën krime me natyrë seksuale, 7 autorë më shumë, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Në vitin 2018, janë evidentuar 114 autorë për krime seksuale, 3 autorë më shumë, krahasuar me vitin 2017.
Numri i veprave penale në fushën e drogës, në tremujorin e katërt 2018, është 462 vepra, duke shënuar një rritje me 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Këtu përfshihen veprat prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kultivimi i bimëve narkotike dhe trafikimi i narkotikëve. Në vitin 2018, janë evidentuar 1.972 vepra penale në fushën e drogës, me një rënie me 7,0 %, krahasuar me vitin 2017.

Numri i autorëve për krime në fushën e drogës, në tremujorin e katërt 2018, është 612, duke shënuar një rritje me 6,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë në vitin 2018, numri i autorëve është 2.435 autorë, duke shënuar një rënie me 4,2 %, krahasuar me vitin 2017.
Sipas raportit të INSTAT, numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë, në këtë tremujor është 26, duke shënuar një rënie me 16 vepra, krahasuar me tremujorin e katërt 2017. Kjo grupvepër përfshin veprat penale vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe vjedhje me pasojë vdekjen. Për këtë kategori, në vitin 2018, janë evidentuar 111 vepra, me një rënie me 32,3 %, krahasuar me vitin 2017.
Ndërsa numri i autorëve për vepra penale të rënda kundër pasurisë, në tremujorin e katërt 2018, është 30 autorë, 12 autorë më pak, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017. Ndërkohë në vitin 2018, janë evidentuar 131autorë, duke shënuar një rënie me 31,8 %, krahasuar me vitin 2017.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë