Njerez

Raporti: 1000 shqiptarë viktima të trafikimit në Britani vetëm për 2018-ën

Sipas një raporti të ri nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, pothuajse 1000 viktima të trafikimit njerëzor me nacionalitet shqiptar, janë identifikuar vetëm për vitin 2018. Raportit identifikohen rreth 6,993 viktima në total, duke pasur një rritje me 36% në krahasim me shifrat e viteve të mëparshme. Viktimat ishin nga 130 nacionalitete të ndryshme, por shqiptarët ishin një ndër vendet kryesuese, me gjithsej 947persona( pa përfshirë rastet e pa deklaruara). Kjo përkthehet se 13% viktimave në Mbretërinë e Bashkuar, janë shqiptarë.

Gjetjet tregojnë se arsyeja më e shpeshtë për shfrytëzimin e tyre, përfshinte të rriturit për arsye kriminale, të miturit meshkuj për shfrytëzimin e punës dhe gratë e vajzat për prostitucion.
Partrick Burlard, drejtues i projektit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion, është shprehur se pas këtyre shifrave të larta fshihen një sërë faktorësh të ndryshëm, si ekonomia dobët, shërbime të kufizuara arsimore, punësimi, kujdesi shëndetësor, si dhe pamundësia për të përmirësuar standardet e jetesës në vendet e tyre. Gjithashtu, ai shtoi se kjo i detyron njerëzit të marrin vendime, jo të duhura duke përfunduar nën urdhrat e trafikantëve.

Një raport tjetër i zhvilluar nga Organizata Detare Ndërkombëtare dhe universitet i Bedfordhor, tregon të njëjtën shifra si raporti i fundit për personat e trafikuar nga Shqipëria dhe shumë vende të tjera si Vietnami, Nigeria dhe India.
Paricia Hunes, pedagoge e sociologjisë në universitetin e Bedfordshire dhe një ndër hetueset kryesore të këtij studimi, shpjegoi se titulli i raportit ishte “mes dy zjarreve”, duke marrë shkas nga një grua e re shqiptare e cila kishte përshkruar gjendjen e saj mes dy zjarreve, pasi papunësia kishte bërë të mundur që të binte pre e trafikantëve.
Nga të dhënat e raportit të fundit tregohet se vendet e origjinës së këtyre viktimave duhet të rrisin mekanizmat mbrojtës, duke mbështetur gratë dhe familjet e tyre, teksa përballen me diskriminimet e shoqërisë.
Mesa duket ky është një tjetër problem i madh që ka vendi ynë, pasi edhe në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për Trafikimin e Personave, botuar në qershori e vitit të kaluar, tregohej se qeveria shqiptare nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, duke u kritikuar gjithashtu për mungesën e zbatimit të ligjeve kundër trafikimit të qenieve njerëzore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë