Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje shqiptarëve jashtë vendit që ende nuk e kanë dërguar mbrapsht zarfin me votën e tyre, që ta dorëzojnë.
Ai shtoi se emigrantët kanë ende kohë, sipas tij, për t’u bërë pjesë e takimit historik të 11 Majit, duke shtuar se janë në kushtet kur mund të votojnë për herë të parë.
Rama theksoi se më shumë se sa zgjedhje për partitë, këto janë zgjedhje që sipas tij do të përcaktojnë se ku do të jetë Shqipëria në vitin 2030.
“Ju lutem, keni marrë mundimin të regjistroheni, jeni në kushtet kur për herë të parë mund të votoni nga jashtë kufijve, por keni shansin të merrni pjesë në një palë zgjedhje që janë më shumë se sa zgjedhje për partitë, se kush do të qeverisë dhe kush do të qëndrojë në opozitë.
Janë zgjedhje për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria në 2030, se si Shqipëria do të përballojë dhe mbyllë negociata në 2027″, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.