Nga Gazeta ‘Si’- Këtë të premte pasdite, partitë do mbyllin zyrtarisht fushatën elektorale.
Ndonëse në zona të ndryshme të Tiranës, opozita dhe PS do të mbajnë takimin përmbyllës të fushatës në të njëjtën orë, 19:00.
Sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë për shkak të dy aktiviteteve që po zhvillohen paralelisht.
“Sheshi Skënderbej”pret Giro d’Italia që këtë vit përfshin edhe Tiranën në itinerarin e saj. Për pasojë, partitë kryesore kanë zgjedhur zona të tjera tjera.
Përkatësisht Partia Socialiste do të mbyllë fushatën në fushën pranë Parkut Olimpik në zonën e Komunës së Parisit.
Demokratët nga ana tjetër në orën 19:00 do të mbyllin fushatën te Bulevardi i Ri pranë ish-Stacionit të Trenit. Në tubimin elektoral të PD nuk do të mungojë as drejtuesi i fushatës, amerikani Chris LaCivita.
Pas përmbylljes së aktiviteteve politike, e shtuna do jetë heshtje zgjedhore ndërsa të dielën e 11 majit shqiptarët do të shkojnë drejt qendrave të votimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.