Politike

Rama vizitë zyrtare në Bruksel, takim me Charles Michel dhe Ursula von der Leyen   

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel ku është takuar në mesditë me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel rreth orës 14.00.

Zyrtari i lartë i BE-së Michel më herët zhvilloi një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri.

Ndërkohë Rama do të takohet edhe me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel me rastin e pjesëmarrjes në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë