Politike

Rama video-kartolinë për emigrantët shqiptarë: Ritakohemi së shpejti

Përgjatë muajve maj dhe qershor, Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, do të zhvillojë takime me emigrantet  shqiptare jashtë vendit.

Rama ndau në rrjetet sociale një videokartolinë të këngës, kënduar nga e ndjera Vaçe Zela, “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

Kryeministri Rama ndau dëshmi të shqiptarëve të kthyer nga emigrimi.

“Asnjë ëndërr sado e madhe nuk është me paarritshme kur e shohim. Si sot, shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më parë”, tha Rama.

Ndërkohë emigrantët e rikthyer shprehen se duan të bëjnë diçka në vendin e tyre.

“Përveç në Shqipëri nuk punoj për dikë tjetër”, tha njëri prej tyre.

“Vitet e fundit në Shqipëri shikoj një të ardhme që vazhdon gjithmonë në rritje”, tha një tjetër.

Në kuadër të turit të takimeve që do të nisë së shpejti me synim “rienergjizimin e diasporës për Shqipërinë 2030”, Kryeministri Rama, njëherësh kryetar i PS-së pritet të zhvillojë takime me komunitetet shqiptare në Athinë, Milano, Londër dhe Mynih.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë