Politike

Rama uron Milatoviç: Mbështetja që mori u ktheftë në mbarësi për Malin e Zi

Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e sapo-zgjedhur të Malit të Zi Jakov Milatoviç.

Në një postim në Twitter, Rama uron që mbështetja që ai mori nga zgjedhësit të kthehet në mbarësi për vendin fqinj.

"Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi Jakov Milatovic dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja”, shkruan Rama.

Kandidati i lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviç fitoi zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi duke mundur Milo Gjukanoviç, i cili ka udhëhequr vendin prej 3 dekadash, si president dhe kryeministër.

37-vjeçari Milatoviç ka premtuar lidhje me të forta me Europën, por edhe me Serbinë fqinje.

Milo Gjukanoviç arriti që në këto zgjedhje të merrte vetëm 40% të votave. 61-vjeçari e uroi në natën e zgjedhjeve pasuesin e tij. “Rezultati është si është, dhe nganjëherë mund të humbasësh zgjedhje”, tha Gjukanoviç në Podgoricë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë