Pas përfundimit të protestës së opozitë së bashkuar, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ai shprehet se opozita bën politikë duke sajuar kriza për vendin dhe sëmundje për kundërshtarin politik.
“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nëpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”, shkruan Rama në “Twitter”.
Nga ana tjetër, kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi nga Brukseli se PPE-ja mbështet veprimet e opozitës shqiptare dhe për këtë ai pohoi se nuk do të ketë kthim pas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.