Politike

Rama u kërkon dialog protestuesve për Zvërnecin: Ulemi në një bashkëbisedim publik

Nga Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama, duke ndarë një video nga momenti i protestës së qytetarëve para kryeministrisë kundër investimit në Zvërnec, i ka ftuar një grup prej tyre si përfaqësues, në dialog për këtë çështje.

“Mblidhuni, jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum, ulemi në një bashkëbisedim publik, ku të doni dhe kur të doni”, shkruan Rama.

Rama shtoi se të paktën protestuesit janë më të freskët “se sa mbeturinat politike që më vijnë poshtë dritares tash 13 vjet, por nëse ky është vizioni juaj për mbrojtjen e natyrës dhe për “Shqipërinë e Shqiptarëve”, ju uroj sinqerisht shumë fat në të ardhmen, sepse do t’ju duhet”, shkruan Rama.

Ky reagim vjen pasi vetë Rama tha se investimi në Zvërnec do të vazhdojë për aq kohë sa ai është kryeministër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë