Lajme

Rama tregon qëllimin e vizitës në Berlin: Nuk isha në spital

Kryeministri Edi Rama duke uruar festën e “Sulltan Novruzit” ftoi qytetarët nesër në Tiranë, pasi në turin “Bashkia që duam” e ka radhën Tirana. Kjo mbledhje, sipas tij, do të shërbejë si ndezje motori për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Po ashtu ka sqaruar sot qëllimin e vizitës së tij në Berlin. Duke iu referuar lajmeve që kanë qarkulluar në media, ai ka thënë se nuk ka probleme me shëndetin.
Në rubrikën “Përgjigjja ime” në “Facebook”, kreu i qeverisë ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor, por ka shkuar në Gjermani për të takuar miqtë e Shqipërisë dhe për t’i sqaruar rreth problemeve në vend.
“Siç e shihni jam mirë dhe nuk jam në spital në Berlin, por në zyrën time. Njerëz jemi dhe larg qoftë për cilindo, por edhe mund të sëmuremi. Por në Berlin isha jo për shëndetin tim, por për të takuar miq. Për të sqaruar pamjet e shëmtuara që opozita po bën për vendin. Lajmi i atakut tim në zemër, ky lajm i sajuar nga opozita për sëmundjen e kundërshtarit politik do të thotë që ke prekur fundin. Do i hedh në gjyq që të paguajnë për këtë shpifje me shëndetin tim”, tha ndër të tjera Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë