Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një paralajmërim të qartë për subjektet që kanë zaptuar hapësirat publike me tenda, mushama dhe struktura të përkohshme që shpesh përdoren për të lejuar pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.
Rama theksoi se toleranca për këto shkelje ka përfunduar dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë vendosur tenda pa leje, të marrin masa për t’i çmontuar vetë.
Ai paralajmëroi masa të rënda nga gjoba deri në ndjekje penale për krim mjedisor dhe zaptim dhe shkatërrim të pronës.
“I bëj thirrje atyre që janë hapur me tenda, dhe pastaj i kanë vënë dhe ato mushamatë dhe pastaj i përdorin edhe për t’i rihapur rrugë pirjes së duhanit nëpër lokale, që të fillojnë t’i çmontojnë vetë, sepse jo vetëm që do t’ju çmontohen, por do përballen me gjoba dhe deri me ndjekje penale për krim mjedisor dhe për zaptim dhe shkatërrim të pronës publike.
Jo vetëm do të çmontohen, por do përballen edhe me gjoba”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.