Politike

Rama: S’kam frikë nga protesta! Pika e parë e panegociueshme

Edhe një herë tjetër kryeministri Edi Rama nuk ka hequr dorë nga thirrja e tij drejtuar studentëve se dialogu është zgjidhja e çdo problemi të tyre.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama ka shpjeguar se nëse nuk diskutohet paraprakisht me studentët dhe kalohet menjëherë në vendimmarrje, atëherë do të lindin probleme rrugës.

Kreu i qeverisë tha se nuk ka frikë nga protesta, duke e interpretuar atë si të orkestruar politikisht nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

“Kjo gjë nuk ka ndodhur në asnjë qeveri demokratike, ku protestuesit për një temë të gjerë kanë kërkesa të tilla. Në rastin e armëve kimike dhe atë të Francës, nuk ka nevojë për bisedime, se s’ka çfarë diskutohet, o i heq o s’i heq. Në rastin kur dilet me disa kërkesa, duhet të dish çfarë do bësh. Unë kam thënë jam dakord me 8 pikat, janë të arsyeshme dhe do merren një nga një të sqarohen”.

Rama është ndaluar te pika e parë e kërkesës, përgysmimi i tarifës, që kërkohet me ngulm nga studentët.

“Në parim jam dakord ta plotësoj, por përballimi me realitetin është një parim i pamundur për ne si rajon. Jam dakord në parim, por kurrsesi në mënyrë të unifikuar, se nuk mund t’i ulet tarifa të gjithëve. Ky është premtimi i 2013, nuk ka negocim për këtë se na ka gjykuar populli e për këtë nuk negocioj me studentët, - vijoi kryeministri. -Jam gati të startojmë me përgjysmim për të gjithë, por me shkallë. Ata që janë studentë ekselentë, të mos paguajnë asnjë lek; ata që janë me ndihmë ekonomike do t’i japim dhe bursë. Por atyre që janë me nota 4 e 5, nuk mund t’ia përgjysmojmë ose ta përgjysmojmë me një afat: më mirë ikni bëni një kolegj profesional se sa t’iu mbajë shoqëria”.

Rama replikoi me gazetarët në panel, ku përsëriti edhe një herë se brenda protestës ka njerëz të inflitruar nga partitë politike.

“Mua nuk më shqetësojnë ata të Lulit e Monikës, por më shqetëson tërësia e një mase të njerëzve që kanë të drejtë. Nuk kam asnjë falje për të kërkuar për këtë raast, sepse buxhetin e kemi disa herë më të lartë se 5 vjet më parë”.

Kryeministri sqaroi edhe termin “mbetës”, duke thënë se kjo është një përgjigje me një komentues në rrjetet sociale: “Nuk kam bërë një deklaratë për studentë ngelës, kam bërë një koment dhe fola për tarifën e mbetësave dhe nuk më bën të ndryshoj asgjë. Doni të bëjmë arsim publik falas, po mirë, do rrisim taksat, gjë që është e pamundur”.

Rama përgënjeshtroi edhe lajmin që Policia e Shtetit ka proceduar penalisht protestuesit, ku mes tyre ishin edhe emrat e Robert Aliajt dhe Edmond Tupjes.

“Ju ngritët gjithë Shqipërinë se Edmond Tupja u procedua penalisht, - iu drejtua ai gazetarëve në studio. - Nuk ka dalë asnjë, as Tupja e asnjë protestues nuk u procedua penalisht, e gjitha është një shpifje që e ngritët ju të kazanit. Është e paavërtetë. Policia duhet të bënte një raportim për presidentin dhe Lleshaj kërkoi sot një hetim administrativ pse policia në rastin kur është kërkuar të bëjë përgënjeshtrimin nuk e ka bërë”.

Rama nënvizoi se nuk ka frikë nga protesta dhe u bëri thirrje studentëve protestues se është me ta. “Ejani uluni me muaa se unë jam me ju dhe mos dëgjoni pedagogë, analistë e kazanë, mos dëgjoni njerëz që thonë të bllokosh e të bësh ultimatum, është virtyt. Protesta do mbarojë një ditë, unë do jem aty që me ju bashkë do ta çoj para këtë kauzë edhe më shumë. Nuk kam frikë nga protesta, jam kaq i frymëzuar nga kjo protestë, - u shpreh kryeministri. - Ata që janë tani te kryeministria mund të rrinë te zjarrri edhe 10 vjet. Në cilën demokraci ndodh që qytetari thotë unë nuk diskutoj me dy, dua këto dhe pikë. Ata janë aty të finaancuar me ushqime, batanije e zjarre, të dërguar nga artitë politike dhe unë ta vërtetoj këtë. Unë flas për mijë e mijëra të tjera që s’janë aty. Problem do ishte sikur qeveria të mos donte në diskutonte. Këto 8 pika jam dakord t’i plotësoj në momentin që ulen të dialogojnë. Eja ulemi të diskutojmë, nuk jeni të detyruar të bini dakord”.
Rama është i bindur se “shumica e atyre sttudentëve janë me muam sepse ndiejnë detyrimin për të bërë diçka për ta. Nuk jam trembur nga protesta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë