Politike

Rama: Siç fituam betejën e rindërtimit, fitojmë edhe atë të vaksinimit

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria po e fiton betejën e rindërtimit dhe ashtu si kjo betejë, do të fitojë edhe atë të vaksinimit kundër Covid.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një foto nga nisja e procesit të vaksinimit në Shkodër, kreu i Qeverisë ndan bindjen se vaksinimi masiv në vend nuk do të fillojë më vonë se sa vendet e tjera të Europës.

“Po njësoj do t'ia dalim vaksinimit të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, hap pas hapi, duke e kapërcyer malin e vështirësive, siguruar të gjitha dozat e nevojshme dhe vaksinuar krejt popullin aspak më vonë se sa vendet e tjera, në Europë e në rajon po se po”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria po e fiton betejën e rindërtimit dhe ashtu si kjo betejë, do të fitojë edhe atë të vaksinimit kundër Covid.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një fotogaleri nga nisja e procesit të vaksinimit në Shkodër, kreu i Qeverisë ndan bindjen se vaksinimi masiv në vend nuk do të fillojë më vonë se sa vendet e tjera të Europës.

“Po njësoj do t'ia dalim vaksinimit të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, hap pas hapi, duke e kapërcyer malin e vështirësive, siguruar të gjitha dozat e nevojshme dhe vaksinuar krejt popullin aspak më vonë se sa vendet e tjera, në Europë e në rajon po se po”, shkruan Rama.

Rama përsërit zotimin se brenda 14 muajve e gjithë popullsia e vendit do të jetë e vaksinuar.

“Presim një konfirmim të rëndësishëm për të formalizuar 360 000 doza me AstraZeneca-n. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një shtet mik dhe përsëri, edhe aty kemi shumë shpresë realiste se do kemi dhe një sasi tjetër. Mbetemi të bindur te skenari A, që do të thotë se brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit", tha Rama.

Kryeministri u shpreh se për 1 mijë persona, personel i sistemit shëndetësor procesi i vaksinimit mbyllet këtë javë, ndërkohë që pas bluzave të bardha tha se radhën do ta kenë të moshuarit me kontribut në fusha të ndryshme të jetës së vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë