Politike

Rama, shqiptarëve të Italisë: Jeni përbashkuesit kryesorë të 2 brigjeve të Adriatikut! Ju, jo politika, jo media, as biznesi

Nga Gazeta 'Si'- Takimi i kryeministrit Rama me emigrantët në Itali nisi me një dokumentar ku u treguan të gjitha vështirësitë që populli ynë ka kaluar.

Fill pas këngës së Ardit Gjebreas së titulluar ‘Jon’, këngë e cila flet për këto momente të vështira, u transmetuan pamjet në ekran, të cilat emocionuan dhe përlotën të pranishmit në sallë.

Në fjalën e tij hyrëse, Rama tha se “shqiptarët në Itali janë pararoja e bashkimit me Evropën.

"Jam thellësisht i prekur. Dua ta dini që më ka emocionuar vala e nxehtë e përshëndetjeve të shumë shqiptarëve që më kanë shkruar për t'i vizituar. Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra rrezatuese e pararojave shqiptarë të ribashkimit me Europën. Ju jo politika, jo media e as biznesi. Ju jeni përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut. Jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re të qytetërimit europian. Jeni krenaria shqiptare", tha Rama në fjalimin e tij i cili u shoqërua me ovacione dhe me thirrjet e emrit të tij në kor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë