Politike

Rama, shqiptarëve në Greqi: Mezi pres të takohemi!

Kryeministri Edi Rama, në një reagim në Facebook, ka rikujtuar se më 12 maj nis turin e takimeve me diasporën shqiptare në shtete të ndryshme.

Rama ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Greqi që të jenë të pranishëm në takimin që do të mbahet më 12 maj në Athinë.

“Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë