Politike

Rama: Shpejt nisim Teatrin! Për rindërtimin s’kemi marrë kokërr leku

gazeta si

Kryeministri Edi Rama thotë se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në të njëjtin truall ku në muajin maj të këtij viti u shemb godina e vjetër e tij.

"Shumë shpejt do të fillojë Teatri Kombëtar në atë truall dhe siç ndodh me të gjitha punët tona, kur të mbyllen ato do të flasin vetë. Por, ndërkohë që punohet ne do flasim, se decibeli i lehjeve të tyre janë në nivele të larta dhe ne do të flasim për të ndihmuar të gjithë që të kuptojnë të vërteta të thjeshta që faktet të mos shkelen me këmbë", deklaroi Rama.

Kreu i Qeverisë mori pjesë në hapjen e kantierit të punimeve për ndërtimin e pallateve të para në Tiranë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Ai iu përgjigj edhe kritikave për vonesa në këtë pjesë dhe për mungesa financimi nga ana e buxhetit të shtetit.

"Nuk është bërë akoma viti, ndërkohë që ne kemi vënë në dispozicion një fond masiv. Gjithçka që shihni sot është nga buxheti i shtetit. Asnjë kokërr leku akoma nga pjesa tjetër që është një pjesë e konsiderueshme, për arsye të procedurave, nuk kemi marrë asnjë kokërr leku”, u shpreh Rama.

Kryeministri iu referua Italisë për të ilustruar se procese të këtij lloji për rindërtimin mund të kërkojnë vite kohë që të përmbyllen.

“Ra tërmeti në Itali që në 2009 dhe akoma flitet për fillimin e shumë kantiereve, se janë procese shumë të komplikuara", tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë