Politike

Rama shkarkon Besfort Lamallarin, në krye të ministrisë së Brendshme vjen Ervin Demo

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Rama ka propozuar në krye të këtij dikasteri Ervin Demon, i cili deri më tani ka qenë ministër i shtetit për Pushtetin Vendor.

Lamallari e ka marrë detyrën në mars 2026, ndërsa më parë ishte ministër Drejtësie.

Në një reagim, Rama tha se Lamallari, nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, “do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri”.

Ndërkohë që Demo, ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor, do të mbulojë Punët e Brendshme, ku do të integrohen edhe çështjet vendore.

“Faleminderit për shërbimin e derimëtanishëm, faleminderit paraprakisht për shërbimin e mëtejshëm”, i tha Rama Lamallarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë