Lajme

Meta do të takohet me Bashën, Rama e refuzon: Jam i zënë!

Kryeministri Edi Rama zbuloi përmes një cicërime në rrjetet sociale se këto ditë në drejtim të tij ka patur disa përpjekje nga ana e Presidencës për një takim.

Rama shkruan në Tëitter se kërkesat e Presidencës janë refuzuar që të gjitha dhe nuk kursen ironinë ndaj Ilir Metës.

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, shkruan Rama.

https://twitter.com/ediramaal/status/1143968282879451136

Kryeministri vazhdon duke shkruar se pas dekretit të anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga ana e Ilir Metës, pret një tjetër vendim, që ai e quan akt “çmendurie”.

“E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çrmendurie pres edhe nje tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor”, thotë Rama.

Nga Presidenca ktheu përgjigje zëdhënësi Tedi Blushi, i cili thotë se ftesa për takim i është drejtuar si Ramës, ashtu edhe Bashës.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Blushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë