Politike

Rama: Refuzimi i mandateve, Basha humb zgjedhjet, ja arsyeja

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar turin e tij në dialog me qytetarët, duke iu drejtuar qytetit të Gjirokastrës. Në këtë takim kryeministri ka folur edhe për aktin ekstrem të opozitës për dorëzimin e mandatit të deputetëve në bllok.
“Duke refuzuar mandatin e deputetit ata nuk janë bërë popull, por thjesht kanë tradhtuar popullin që thjesht i ka zgjedhur atje për t’i përfaqësuar, dhe unë dua t’jua them të gjithë demokratëve se kjo nuk ka lidhje me ato që thuhen, kjo ka lidhje me ayë që, së pari ata e dinë shumë se ne nuk kanë asnjë shans që të na mundin në betejën elektorale. Së dyti Luli nuk e përballon dot edhe një humbje tjetër, sepse edhe ai që e ka caktuar aty nuk do ta pranonin që ta humbiste zgjedhjet dhe të largohej. Por do të dalë ai dhe parti e tij bashkë me partinë simotër shumë më shumë më të humbur”, deklaroi Rama.
Mesazhet e forta të lëshuara nga ndërkombëtarët kundër opozitës për dorëzimin e mandateve, i kanë dhënë një forcë kryeministrit Edi Rama, i cili ka deklaruar se PD-ja po synon ta përdor elektoratin e vet si “mish për top” për djegur edhe një herë imazhin e Shqipërisë në sy të botës. “Ata që i tradhtuan dhe ia morën votën, për të luftuar për një gjë nuk e kanë pasur kurrë, dhe për t’i mbrojtur nga padrejtësitë që nuk mund t’i shkoj mendja se si mund t’i mbrojnë”; theksoi kryesocialisti.
Duke dënuar veprimin për dorëzimin e mandatit, synojnë të dëmtojnë Shqipërinë, bizneset dhe konsumatorët.
“Nuk është mirë që ata u larguan por nga na tjetër, ata Shqipërinë nuk e kthejnë dot më pas. Rrugën e Shqipërisë për të shkuar përpara nuk e hedhin dot më në erë. Nga veprimet e tyre dëmtohen njerëzit e zakonshëm. ata që merren me tregti, dëmtohet konsumi. Të jeni të sigurt se ne jemi me të drejtën dhe do të jemi edhe më shumë njerëz. Sepse do të kuptojmë se politika e përçarjeve për të arritur dëmtimin e interesave të popullit nuk sjell gjë të mirë për familjet e tyre. Rruga e drejtë është e të qëndruarit të tyre në punën e vet. E fundit, ata janë në panik se e shohin se nuk kanë asnjë mundësi të pengojnë partinë. Apo ti mbyllin rrugën drejtësisë. Ata duke braktisur Kuvendin duke u përpjekur se mund të tërheqin këtë popull në rrugën e destabilizimit, për të humbur në mjegull dhe për t’u djegur. Ajo që ju them është që nuk është mirë që ata u larguan. Është e sigurt që Shqipërinë mbrapa nuk kanë për ta kthyer dot”, theksoi më tej lideri i PS-së. Ndërsa shtoi se fantazma e dhunës së institucioneve nuk mund të kthehen më në Shqipëri.
Rama bëri të ditur se është i vetëdijshëm se situata në Shqipëri nuk është e mirë, por është më e mirë se sa ka qenë në kohën e qeverisjes së Berishës.
Gjithashtu ai bëri akuzë të fortë se forcat që janë kundër reformës në drejtësi apo dhe mbylljes së llumit të kumarit detyruan opozitën që të dorëzojë mandatit e deputetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë