Lajme

Rama: Qeveria sot mbahet nga “supet” e grave

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot një nismë për rritjen e përfshirjes së grave në politike. Gjatë fjalës së tij kryeministri deklaroi se grate janë më të besueshme për ta çuar përpara këtë vend

“Ne nuk na duhet thjesht përfshirje më e madhe e grave për të pasur barazi gjinore, por të pasur me shumë njerëz të afte dhë eficente”, tha Rama.

Ai deklaroi se femrat sot në Shqipëri drejtojnë një sërë institucionesh ministrore, duke mbajtur mbi supe punë të rëndësishme.

" Një barrë e madhe e punës së qeverisë sot mbahet nga ministret që janë gra. Kur vijmë te pushteti vendor, ne kemi përcaktuar një rregull, në rast se kryetari i Bashkisë është mashkull, më e pakta nënkryetari i parë duhet të jetë grua. Sot nuk kemi zbatim të këtij rregulli. Sot para se të vija këtu, iu kam çuar një mesazh kryetarëve të bashkive që të respektojnë këtë rregull", u shpreh kryeministri.

Ai deklaroi se gratë dhe vajzat shqiptare nuk mund të jenë vetëm ‘dekor’ por të bëhen pjesë e vendimmarrjeve.  Por ai ngriti shqetësimin se në zonat periferike në Tiranë roli i gruas nuk vlerësohet.

“Gjëja me e rëndësishme dhe me shqetësuese për një familje politike progresiste, është diferenca dramatike mes përfshirjes se grave në territoret urbane dhe periferike. Në periferi të Tiranës, që është bërthama e metropolit, situata është alarmante, pasi jo vetëm që kemi struktura që s’ka asnjë grua, por kemi burra që thonë; s’ka gra këtu ku jemi ne. Se ku shkojnë këta në darkë…!(qeshin nga salla). Se me kë i bëjnë fëmijët këta?! Se kush kujdeset për ta! Kjo mbetet pikëpyetje e madhe”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, PS është partia më e votuar nga gratë dhe vajzat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë