Politike

Rama: Reformën në drejtësi e solli PS, jo SHBA. S’ka më të paprekshëm. 0 taksa për biznesin e vogël deri në 2029, jam apo jo unë

Në takimin me Asamblenë e zgjeruar të PS-së së Pogradecit, Kryeministri Edi Rama ka lartësuar si asnjëherë tjetër punën e SPAK, por duke nënvizuar se zanafilla e asaj drejtësie që shihet sot është vetëm falë PS dhe jo SHBA.

Rama tha se me këtë reformë askush nuk është i paprekshëm  

"Në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i personit të paprekshëm dhe kjo si erdhi? Erdhi nga qielli?. Janë disa që thonë e solli Amerika. Këtë e ka sjellë vetëm një forcë mbi tokë që është PS. Dhe të mos e harrojmë që PS e ka pasur gjothmonë që në lindjen e saj prirjen për të menduar më shumë për shtetin seç e kanë pasur forcat e tjera. Edhe PS ka bërë gabime. Por është e vetmja forcë që në lindje të saj ka menduar për shtetin. S’ka pasur forcë tjetër. Zero."

“Që në opozitë kemi bërë përpjekje për drejtësinë. I kemi propozuar qeverisë së asaj kohe reformë në drejtësi. Po ndodh diçka që nuk ka ndodhur që në themelimin e shtetit. S’ka bërë vaki që në Shqipëri të funksionojë një trup drejtësie që nuk pyet kush je, as se me kë je, as sa lart je dhe as sa lart je mësuar të shohësh të tjerët por të kërkon të paraqitesh. Thonë disa se këtë drejtësi e kontrollojmë ne. Pse e thonë? Sepse nuk është mësuar njeri këtu sidomos nga ata që kanë pasur pushtet që të funksiojë kështu sepse kështu ka funksionuar gjithmonë. Kur kanë qenë ata në pushtet drejtësia ishte farsë. Natyrisht që ka gjëra që mund ti diskutojmë ka gjëra me të cilat mund të jemi apo mos jemi dakort”, tha Rama.

Kryeministri foli për arritje të qeverisë, ndërsa në fund të fjalës së tij të gjatë, Rama përcolli një deklaratë të diskutueshme kur foli për taksën e biznesit të vogël.

“Zero taksa për biznesin e vogël, qeveria është aleati strategjik i çdo njeriu që hap biznes të vogël sepse nuk i kërkon asnjë taksë dhe TVSH. Atë që i kërkojnë për pastrimin do ta paguajë ndryshe i mbulohet dyqani nga plehrat. Taksë qëndrore dhe TVSH zero, do ta mbajmë zero deri në 2029 dhe do të rrijë zero deri atëherë, jam apo nuk jam unë. Do ta mbajë PS-ja zero taksën. Nëse nuk do jem unë, e vetmja arsye që mund të më rikthejë tek ju është nëse prekin taksën për biznesin e vogël”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë