Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në Panairin e Punës, në qytetin e Elbasanit. Rama do të jetë në panair në orën 09:30, ndërsa është pritur me protesta.
Dhjetëra simpatizantë të opozitës, shoqëruar dhe nga deputetë dhe kryetari i PD Elbasan, po zhvillojnë një protestë me pankarta në duar.
Protestuesit janë shfaqur me pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ku ndër të tjera shkruajnë ‘Poshtë pashallarët e krimit’. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen dhe forca policie, të cilët po monitorojnë situatën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.