Politike

Rama premton investime të tjera në Gjirokastër e Sarandë

Kryeministri Edi Rama hoqi paralele me procesin e rindërtimit nga tërmeti për të krahasuar investimet e qeverisë së drejtuar prej tij ne Gjirokastër e Sarandë,ndërsa paralajmëroi se së shpejti do të njoftohet fituesi për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

"Gjirokastra nga një organizëm në agoni, është kthyer në një organizëm të gjallë që lëviz dhe që ka tani më një ambicie të justifikuar për ta parë të ardhmen ndryshe. E kemi gjetur njësoj si Thumana pas tërmetit në sensin e rrënimit jo me një goditje, por të rrënimit të ngadaltë. Ky vend këtu është një simbol se si një rrënojë është kthyer në një burim energjie dhe fitimi”, tha Rama.

Rama tha se në bashkëpunim me Turqinë do të ristrukturohen edhe disa shtëpi karakteristike të qytetit, për të ruajtur identitetin e tij, ndërsa shtoi se qëllimi është shndërrimi i qytetit në një qendër universitare.
Kryeministri tha se janë një sërë projektesh që presin të marrin jetë duke filluar nga baypasi i këtij qyteti dhe zonat e parkimit.
Në Sarandë Rama ndoqi punimet që po kryhen për hapjen e një rruge mbi qytetin. Ai tha se ky investim do të çlirojë trafikun dhe do të jetë aks panoramik.

Kryeministri ndoqi edhe punimet për shëtitoren e re, që tha se do të jetë gati para hapjes së sezonit turistik.

Një tjetër investim i premtuar është edhe Porti Turistik në këtë qytet. Rama tha se ai do të hapë vende të reja pune dhe do t'i japë të tjera dimensione turizmit në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë