Lajme

Rama me mesazhin e Tan Imamit: Nevojë urgjente për Teatër të ri

Kryeministri Edi Rama ka sjellë një tjetër zë nga bashkësia e aktorëve, që kërkon ndërtimin e teatrit të ri. Ai është Artan Imami, që Rama e vlerëson si “një tjetër protagonist tanimë i hershëm i skenës së Teatrit Kombëtar, i cili është ngjitur në atë skenë qysh “kalama”, si një ndër talentet më të spikatura të gjeneratës së re të viteve ‘80 dhe sot ai ka një opinion të qartë në debatin për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar”.

Më pas, Kryeministri poston mesazhin e Artan Imamit. Ai shpreh dakordësinë e tij për nevojën urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar, por pa cenuar apo tjetërsuar pjesë të pronës së tij.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10156875286531523

“Një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit. Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos cenuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone”, thuhet në mesazh.

Edhe vetë Rama thotë se sipas skemës së partneritetit publik-privat, asnjë centimetër pronë e teatrit nuk do të preket. Por, ajo që do t’i jepet privatit që do të ndërtojë teatrin e ri me paratë e tij, sipas Kryeministrit, është një truall në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Basha: Nuk e zë gjumi hajdutin psiqik

Por reagimi i kreut të Partisë Demokratike ishte i menjëhershëm pas deklaratës së Imamit që nxorri Rama.

"Puna e Teatrit ishte loooja! Nuk e zë gjumi hajdutin psiqik për 6 kullat 200 milionë euro! Mjerë të keqpërdorurit e radhës që flasin për gishtin kur gishti tregon hënën! Nuk ka interes për Teatrin Pa Kulla treshja Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës", shkruan Basha në Facebook.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/378425846202737/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë