Politike

Rama për studentët, Kryemadhi: Monolog dhe gënjeshtra

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e Fierit ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama pas Paktit me Universitetin.

Kryemadhi tha se Rama bëri shfaqje teatrale me monologun e tij, ndërsa shtoi se ai nuk plotësoi asnjë prej kërkesave të studentëve. Kryeministri Rama bëri të ditura sot 11 vendimet e qeverisë për studentët, ku miratoi 4 urdhra.

“Të gjithë e dini situatën, ku studentët shqiptarë kanë qenë për 19 ditë në protesta përballë kryeministrit. Tashmë është një protestë politike, që është apartaike. Studentët shkojnë në një universitet publik pasi pagesat dhe tarifat janë më të ulta, - tha ajo. - Por qeveria jonë me një kryeministër sharlatan në krye, rriti tarifat e universiteteve provimeve që kjo të bëhet e pamundur. Ajo çka të bën më shumë përshtypje është se sot dëgjonim një konferencë shtypi, një monolog dhe shfaqje teatrale, ku nga njëra anë kishte paralizë faciale dhe tradhtonte fytyra.

Ai thoshte se do të përgjysmojmë tarifat e studentëve. Kryeministër mashtrues dhe grabitës. Kërkon që të grabisë inteligjencën e shqiptarëve duke mashtruar. Ai duhet të ndryshojë ligjin e Arsimit të Lartë. Ky kryeministër ose është i paaftë mendërisht, por mua s’më duket kështu, pasi ai është i aftë që të grabis, ose ai mendon se shqiptarët hanë përshesh”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej në fjalën e saj, Kryemadhi ka akzuar kryeministrin e vendit, se ka gënjyer shqiptarët lidhur me të gjitha premtimet që ka dhënë dhe se ata nuk do t’ja falin këtë gjë.

“Me paturpërisinë më të madhe ky njeri kërkon të mashtrojë shqiptarët. Ai kalon çdo normë. Edi Rama gënjen ashtu siç ka gënjyer gjithë këto vite. Më thoni nëse TVSH-në tek fabrika e ujit e keni 6%. Po i detyron shqiptarët që të largohen nga Shqipëria. Ai ka gënjyer gjithë karrierën e tij politike.

Punonjësit e policisë së Shtetit kërkojnë rrogën e 13-të, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me infermierët. Shqiptarët nuk kanë për t’ja falur sepse nuk ia falin dot të ardhmen e fëmijëve të tyre. Sot naftëtarët shqiptare sorrollaten për të marrë statusin e naftëtarit, e marrin kushërinjtë e anëtarëve të PS-së që nuk kanë punuar një ditë në naftë,- tha Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë