Lajme

Rama për “Rai Uno” mohon krizën politike: Nuk është revoltë

Ashtu siç ishte parashikuar, kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Porta a Porta”, në Rai Uno në Itali, ka folur për situatën politike në Shqipëri.

Sipas kreut të qeverisë, ajo që po ndodh sot nuk është revotla e popullit, duke folur për një realitet ndryshe.

“Dua t’ju them se ajo që shihni sot në Shqipëri nuk është revoltë e popullit”, tha Rama ndërsa evidetoi reformat e bëra si edhe luftën kundër kanabisit.

I pyetur nga gazetari Vespa se nëse është Shqipëria Kolumbia e Evropës, Rama përgjigjet: "Në vitin 2013 ishin 400 mijë ha me kanabis. Ndërsa në 2018 janë 0.8 ha, sipas burimeve të Guardia di Finanzës"

"Nuk duhet folur keq për Shqipërinë në një gjuhë të huaj", thotë Rama. Ai foli edhe në terma ekonomikë kur tha se “Shqipëria eksporton 1.2 miliard euro në vit në Itali”.

Të pranishëm në studio kanë qenë edhe përfaqësues të biznesit itlalian që nuk e fshehën mendimin e tyre se me atë që po ndodh në Shqipëri, imazhi i vendit vihet në diskutim.

Në panelin e të ftuarve në emision ka qenë edhe drejtori sportiv i skuadrës së Lazios, Igli Tare, i cili ka deklaruar se çfarë po ndodh sot në Shqipëri është mjaft e rëndë për imazhin e popullit.

https://www.instagram.com/p/BuorXnegGY-/?utm_source=ig_embed

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë