Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në Tiranë, duke i dalluar ato nga protestat e qershorit dhe duke këmbëngulur se protestat e fundit kanë një përbërje më të fortë politike.
Në intervistën për UnHerd Rama tha se protestat e sotme, sipas tij, janë të nxitura kryesisht nga forca të vogla opozitare, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta ekstreme. Në ndryshim, ai vlerësoi protestat e qershorit si më të mëdha dhe me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve që kishin votuar Partinë Socialiste.
“Protestat e sotme nuk janë protestat e qershorit, kështu që njerëzit që folën sot janë të ndryshëm”, tha Rama.
Megjithatë, kryeministri u shpreh “shumë krenar” për mënyrën paqësore të protestave, duke e cilësuar këtë si shenjë të një vendi normal evropian ku qytetarët kanë të drejtë të protestojnë.
“Jam shumë, shumë krenar që kemi pasur një protestë kaq të madhe për ditë të tëra në një mënyrë shumë paqësore, dhe se askush nuk u lëndua”, u shpreh kryeministri.
Rama përsëriti qëndrimin se rrjetet sociale dhe algoritmet kanë luajtur rol në mobilizimin e protestuesve dhe pretendoi se një pjesë e konsiderueshme e përmbajtjes online rreth protestave është prodhuar jashtë Shqipërisë.
“Algoritmi bëri shumë për t’i sjellë ato në bulevard. Një përqindje shumë e lartë e përmbajtjes prodhohet jashtë ndërtesës. Nuk është shqiptare”, u shpreh ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje