Rend dhe Ligj

Rama -Palmerin: Dakordësi për situatën politike

Ka përfunduar takimi mes Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matheë Palmer dhe kreut të qeverisë, Edi Rama.

Zyrtari i lartë amerikan qëndroi rreth 100 minuta në zyrën e kryeministrit, ku në qendër të bisedës mes tyre ka qenë situata e rëndë politike në vend.

Kryeministri Edi Rama reagoi pas takimit që pati në kryeministri me zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, duke përmendur disa tema të bisedimeve, ku nuk evidentoi asnjë fjalë për krizën politike në vend.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me me zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer”, - thotë Rama në “Twitter”.

Ndërkohë nga ana e Palmerit, nuk ka asnjë reagim lidhur me çështjet e diskutuara lidhur me situatën politike në vend.

Ditën e martë ai do të zhvillojë takime edhe me liderët e partive në opozitë, me kreun e PD-së Basha, dhe atë të LSI-së, Monika Kryemadhi. Para largimit nga Shqipëria, Palmer pritet të ketë edhe një bashkëbisedim me gazetarët.

https://twitter.com/ediramaal/status/1115292003330347008

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë