Ka ndodhur

Rama njofton se nesër rikthehen në punë disa kontrollorë. Priten kontrollorët grekë

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se pas komunikimit të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, me kontrollorët në Rinas, një pjesë e tyre do të rikthehet në punë.


"Fluturimet e ditës së nesërme, ato esencialet do të vijojnë normalisht," - u shpreh Rama.
Ai shton se "ngjarja nuk i gjeti gafil" pasi ishin të informuar mbi situatën.
Kryeministri tregoi se ditën e nesërme pritet të vijë një grup kontrollorësh nga Greqia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë