Politike

Rama nis vizitën dyditore në Spanjë, takim me kryeministrin Sanchez

Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të martë një vizitë zyrtare 2 dy ditore në Spanjë. Kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar edhe një takim me homologun Pedro Sanchez , por nuk bëhet ende me dije se çfarë është diskutuar mes tyre.

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga Ministrja Mirela Kumbaro dhe kryetarët e bashkive Durrës, Lezhë, Sarandë dhe Gjirokastër.

Ndërkohë, ditën e nesërme, kryeministri do të marrë pjesë në Panairin ndërkombëtar të turizmit “FITUR 2024”, organizuar nën kujdesin e Mbreti Felipe VI të Spanjës.

Rama do të zhvillojë disa takime me përfaqësues të lartë të sektorit të turizmit, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili.

Shqipëria do të prezantojë në këtë ngjarje të rëndësishme për turizmin, modelin e saj të diversitetit turistik nën kornizën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në harmoni me mjedisin.

Nën sloganin “Albania, all you need is here”, Shqipëria synon të tërheqjen e vizitorëve përmes shembullit të praktikave pozitive e të qëndrueshme në turizëm që promovojnë destinacione të turizmit natyror, prodhuesit lokalë, traditat e lashta, produktet artizanale e mikpritjen shpirtërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë