Politike

Riorganizimi i PS / Rama nis turin në diasporë, takimi i parë do të jetë në Athinë në 12 maj

Kryeministri Edi Rama do të nis një tur takimesh me diasporën në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste. Burimet bëjnë me dije se ndalesa e tij e parë do të jetë në Athinë më 12 maj.

Aktualisht në Athinë, në takime me përfaqësues të strukturave të Partisë Socialsite atje ndodhet Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS.

Klosi dhe drejtues të tjerë socialistë ndodheshin në Athinë, ku patën takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jetojnë atje.

“Në Athinë me Mirelën, Adrianin, Laertin dhe strukturat e Partisë Socialiste dega Greqi, një pjesë tepër e rëndësishme e familjes sonë politike, në kuadër të procesit të rienergjizimit që përfshin edhe strukturat tona në diasporë. PS është forca e shumicës, e cila sot kërkon të bëhet çdo ditë e më shumë forca e kujtdo”, shkruan Klosi në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë