Politike

Rama: Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj

Nga Gazeta 'Si'-Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se kanë nisur aplikimet për programin e kredive të lehtësuara për blerjen e banesave për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se në E-Albania ofrohet shërbimi për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët.

“E-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive.

Hapat e thjeshtë të aplikimit në e-Albania në 30 ditët e ardhshme mundësojnë një proces të shpejtë e transparent për aksesin në këtë program të ri”, shkruan Rama.

Programi i strehimit social për kreditë e lehtësuara për blerjen e banesës për punonjësit e administratës u bë i mundur falë ndryshimeve në ligjin “Për strehimin social” të cilat u miratuan nga Kuvendi i Shqipërisë në qershor.

Këto kredi do të përfitohen me interes 0% për kategoritë e mësipërme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë