Politike

Rama nga Vlora: Opozita po proteston nga frika e drejtësisë

Thuajse në të njëjtën orë, kryeministri Rama në qytetin e Vlorës nisi takimin në shesh me vlonjatët, si formë antimitingu ndaj protestës së opozitës në Tiranë, megjithëse vetë Rama e ka cilësuar si takimin e radhës në kuadër të turit “Bashkia që duam”.
Kreu i qeverisë u shpreh nga Vlora se opozita po proteston para Kryeministrisë në Tiranë, pasi ka frikë nga drejtësia e re, pasi shumë prej tyre, sipas tij duhet të japin llogari për atë që kanë bërë. Kreu i qeverisë u shpreh se PD dhe LSI-ja duan që të bëjnë gjullurdinë, por Shqipëria ka zot, tha ai. Opozita gjithmonë e ka akuzuar Ramën se ka ardhur në pushtet me blerje votash, por Rama nga Vlora iu përgjigj Kryemadhit, duke thënë se “Na tregon ne doktoresha blerjen e votës, nëse ka në Shqipëri një fabrikë që ka blerë votën dihet se kush është”.
“Na tregon ne doktoresha blerjen e votës, nëse ka në Shqipëri një fabrikë që ka blerë votën dihet se kush është, na tregojnë ne kanabisin, ata janë vrasësi që bërtet kapeni vrasësin. Ata janë në panik, ata votë nga populli nuk marrin dot dhe kanë hallin tjetër që drejtësia e re po vjen dhe shumë prej tyre do të përgjigjen para drejtësisë”, tha ndër të tjera Rama.
Kryeministri Rama “thumboi” opozitën që po proteston në Tiranë referuar edhe numrit të personave që marrin pjesë në tubim. Duke parë numrin e të pranishmëve që janë në Vlorë, Rama tha se nuk u përgatitëm një muaj, ashtu si opozita në Tiranë.
“Edhe sot ka shumë nga ata që nuk kanë ardhur, sepse ne nuk bëmë një muaj përgatitje për të mbledhur njerëz në shesh. Kundërshtarët po u ofrojnë shqiptarëve të njëjtën gjullurdi”, u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1159230700917813/?__xts__[0]=68.ARAUd2diLkannsj0mOSXG9Edi9JEJjk-_7hyAGjNuWkN0-me_KqTmImUqz_pGUrtupyxlGD1Oq8Hd2hRDtz0dx5hd7WJmsW4zhyHZpnSf__tPzE9Z12JQ3Fpu0E595xv8V9Q4b8l9-QkKsNZbEJiXJIY_9KUNUUR_wmRXj9Wh36l_5ijc3xQbyLUc9YZe8GYegdF53E-pqrFzaHi7QdKHu95m2cExBckeEtpWqMzbgKiibK4rY8k7GRIx-eXSbGYgJWCTOa5WGo64XH1J89pQ2Zx8yG894ruYF52NOoFW3wW5QoyKt7GEtqPS30K0lFqqUeeIDydiQnW0ThSQsn2nOuV85ESiQ&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë