Nis këtë të premte vaksinimi i mjekëve në Fier. Gjatë vizitës në qendrën e vaksinimit Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Kryeministri Edi Rama shpjeguan se procesi i vaksinimit do të vijojë edhe në qytete të tjera.
“Kemi planifikuar të bëjmë mbi 1000 vaksinime, rreth 500 vaksinime në Tiranë, 200 vaksinime në Shkodër , 200 vaksinime në Vlorë dhe rreth 130 vaksinimet e para në Fier. Përveç qendrave të vaksinimit të përqendruar kemi bërë mjedise edhe brenda strukturave tona, për të bërë një vaksinim edhe më të shpejtë,” shpjegoi Manastirliu.
Ndërkaq Rama theksoi edhe një herë se të dielën do të fillojë vaksinimi edhe për të moshuarit +80. Më tej kryeministri shprehu se është garancia që brenda muajit mars do të arrijnë 40.000 dozat e siguruara nga kompania Pfizer. Rama shtoi se po punohet për të marrë edhe vaksinat e tjera në mënyrë që procesi i vaksinimit të përfundojë për 14 muaj.
Manastirliu shtoi se deri më tani janë vaksinuar mbi 3000 mjekë dhe infermierë, ndërkohë Rama shpjegoi se brenda marsit do të përfundojë vaksinimi i mjekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.