Para

Rama: Nesër nis ndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët. 40 mln dollarë për kategoritë në nevojë

Pas mbledhjes së qeverisë këtë të enjte, kryeministri Rama njoftoi se duke filluar nga e premtja (2 dhjetor) do të nisë ndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët. Ai theksoi se bonusi do të jetë 5 mijë lekë, ndërsa për ata që marrin pension invaliditeti do të jetë 11 mijë lekë.

“Kemi marrë një vendim, të cilin ua kemi premtuar pensionistëve dhe sot fal këtij vendimi, duke filluar nga dita e nesërme do të fillojë lëvrimi i bonusit të fundvitit për të gjithë 695101 pensionistë, prej 5 mijë lekësh të reja.

Për ata që kanë pension invaliditeti do të akordojmë edhe plus 6 mijë lekë të reja që shkojnë në 11 mijë lekë për këta pensionistë si kompensim i nevojshëm dhe i merituar”, tha Rama.

Ai shtoi se me bonusin e fundvitit do të mbështeten 64 mijë familje me ndihmë ekonomike.

“Është një paketë prej 4.3 mld lekësh të reja, rrreth 40 mln dollarë në dispozicion të ktyre kategorive”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë