Politike

Rama në Zagreb, pritet nga Kryeministri kroat Plenković, firmosen dy marrëveshje

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë në Kroaci.

Ai u prit në Zagreb me ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale momente nga pritja zyrtare, ku u luajtën fillimisht himnet e të dy vendeve, teksa më pas kryeministrat prezantuan dy delegacionet që i shoqëronin.

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu. Gjatë vizites, jane firmosur dy marreveshje mes dy vendeve.

Kroacia iu shtua sot listës së shteteve me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, kudo ku ata jetojnë e punojnë të mos humbasin asnjë ditë pune për përfitimin e pensionit.

Marrëveshja tjeter eshte lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për një plan Bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Kroacisë në Fushën e Shëndetit dhe Mjekësisë për vitet 2024-2026


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë