Lajme

Rama në Turqi, takon Erdoganin në kulmin e protestave

Në një vizitë të paparalajmëruar, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar pasditen e sotme drejt Turqisë ku është pritur dhe takuar nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Nuk ka një njoftim të vizitës së Ramës në Turqi, ndërsa kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Presidentit turk, ku janë publikuar pamjet e takimit.

Një takim që zhvillohet në valën e protestave në vend, pasi prej tre ditësh studentët protestojnë masivisht duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa prej më shumë se një muaj banorët që preken nga Unaza e Re kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.

Rama dhe Erdogan njihen edhe si miq të ngushtë me njëri tjetrin, pasi shpesh kryeministri shqiptar ka kryer edhe vizita private në Turqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë