Politike

Rama në takim me Tajanin: Më në fund firmosim marrëveshjen e pensioneve!

Nga Gazeta ‘SI’  - Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani i cili ndodhet në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjete sociale Rama jep lajmin se më në fund do të firmoset marrëveshja e pensioneve.

"Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali", thuhet në postimin e Ramës.

Ministri Tajani gjendet në Shqipëri për një vizitë diplomatike mbi bashkëpunimin e dy vendeve fqinje, ndër të cilat edhe marrëveshja për emigrantët afrikanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë