Politike

Rama 1 orë takim me ministrat dhe drejtuesit politikë, zbulohen ‘porositë’

Nga Gazeta ‘Si’- Mëngjesin e kësaj të mërkure, kyeministri Edi Rama zhvilloi një takim 60 minutësh me drejtuesit politikë në qarqe dhe ministrat e kabinetit qeveritar, në selinë e Partisë Socialiste.

Mësohet se Rama u ka kërkuar socialistëve që bashkë me deputetët të jenë sa më aktivë në terren, për të dëgjuar problematikat e qytetarëve. Madje, zyra e deputetëve, ka cituar ai, duhet të jetë gjithnjë e hapur për t’i pritur.

Ndërsa lidhur me protestat qytetare të zhvilluara për 24 ditë radhazi në Tiranë, mësohet se Rama ka thënë që ndodhet në një luftë digjitale.

Pas mbledhjes, Rama u pa i shoqëruar me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla me të cilit pati një komunikim të shkurtër përpara se të largohej me makinë.

Pas mbledhjes me drejtuesit politik, Rama do të takohet edhe me kryebashkiakët. Takimi do të mbahet tek ish-hoteli “Dajti” në Tiranë.

Takimi zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik, ndërsa protestat qytetare kundër qeverisë vijojnë prej më shumë se tre javësh.

Protestuesit kanë kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe largimin e qeverisë, kërkesa që janë hedhur poshtë nga kreu i qeverisë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë