Politike

Rama në New York, takon ministrin e jashtëm britanik   

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pasi Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurisë në OKB. Gjatë kësaj vizite, Rama ka takuar ministrin e Jashtëm britanik James Cleverly.

Në takim i shoqërohej nga ministri i Jashtëm Igli Hasani si dhe ambasadori i Shqipërisë në OKB-së, Ferit Hoxha.

‘”Me Ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly” - shkruan Rama pa dhënë detaje por vetëm foto.

Takim vijnë në një kohë kur debatet mes dy vendeve për emigrantët shqiptarë që niset me gomone drejt Britanisë janë sheshuar disi.

Shqipëria e mori për herë të parë Presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në periudhën 1 qershor – 30 qershor 2022. Vendi ynë u zgjodh anëtarë e përkohshme e institucionit më të rëndësishëm të sigurisë në glob me votë thuajse unanime nga Asambleja e Përgjithshme për një mandat i cili filloi në janarin e vitit 2022 dhe përfundon në fund të 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë