Politike

Rama në Korçë, sfidon opozitën. Basha për protesta në Vlorë

Mazhoranca dhe opozita kanë nisur betejën e tyre duke dalë në terren për t’u takuar me bazën. Kryeministri Edi Rama prej ditësh ka nisur takimet në qytetet e ndryshme të Shqipërisë, si në Elbasan, Berat, Pogradec dhe Korçë.
Këto takime shihen si përpjekje për të zbehur aksionin e opozitës për protestën e 16 shkurtit që do të mbahen të shtunën e ardhshme në Tiranë, por njëherësh edhe për organizimin e zgjedhjeve ku në disa bashki, kryesocialisti ka rikonfirmuar edhe kryebashkiakët e majtë, siç ishte rasti Sotiraq Filos, i cili në zgjedhjet e 30 qershorit do të jetë sërish kandidati i PS-së. Në një takim për të publikuar nëpërmjet ERTV, për inspektimin e godinës së rikonstruktuar të bashkisë së Korçës, kryeministri lëshoi një sinjal ndaj opozitës. “Bashkia që Duam nuk është një slogan, po një model që na dallon qartë e më qartë, nga ata që na vonuan me dekada dhe që duan vetëm sherr e rrëmujë… E kanë kot, s’na ndal asgjë dot për të bërë dallimin e madh mes të ardhmes e të shkuarës”, shkruan Rama në Facebook.
Ndërsa si pjesë propagandës janë paraqitja e projekteve apo inspektimi i punimeve në infrastrukturë siç ishte ajo nisjes së punimeve në zonën e Maliqit. Investimi ishte një premtim i pambajtur dhe kjo u vu në dukje edhe nga kryebashkiaku Gëzim Topçiu, i cili ka katër mandate në këtë detyrë, por që pritet të jetë sërisht kandidat socialist edhe në zgjedhjet e ardhshme.
“Nga jashtë mirë dukem, por sipas filxhanit të Monikës (Kryemadhit) nuk duket ashtu”, i tha Rama, një qytetareje në takim.

Kryeministri dhe kryebashkiaku i Maliqit, Gezim Topçiu


Kjo është panorama e qeverisë, ndërsa tabloja tjetër që shfaqet është ajo e opozitës, e cila po kërkon që të realizojë dy palë zgjedhje, lokale dhe parlamentare të parakohshme. Për këtë opozita ka hedhur në tryezë tezën politike të krijimit e një qeveri tranzitore, ku kryeministër të mos jetë Edi Rama.
Me qeverisë dhe opozitës po zhvillohet edhe një “luftë” mediatiake, pasi çdo aktiviteti të opozitës dublohet edhe aktivitetet e qeverisë.
Turi i kryedemokratit Lulzim Basha nëpër rrethe të Shqipërisë i ngjan më tepër një fushate për zgjedhjet e përgjithshme dhe jo lokale. Në çdo takim të zhvilluar kryedemokrati paraqet platformën e tij për uljen e taksave për biznesin dhe të uljes së çmimit të karburanteve, premtime këto që nuk
Në Vlorë, në qytetin bastion të PS-së, kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi disa takime me qytetarët, biznesmenët apo dhe në universitetin e qytetit jugor.
“Merreni ju fatet e vendit në dorë, ejani me 16 shkurt për të protestuar në Tiranë. Më 16 shkurt t’i japim një goditje ta shembim këtë sistem. Detyra jonë është t’u ofrojmë një alternativë qytetarëve, ta merrni vetë fatet e vendit në dorë ”, iu drejtua Basha në takimet me qytetarët në Vlorë.

Kryedemokrati Basha në takimet në Vlorë


Ndërsa bëri thirrje që të bashkohen për t’ia hequr nga duart ekonominë qytetarëve.
“Nëse jemi të bashkuar, punët shkojnë mirë. Jam shumë i nderuar nga pritja e qytetarëve. Zëri i biznesit duhet të dëgjohet. Propozimi ynë që të bashkohemi që t’ia heqim nga duart ekonominë oligarkëve dhe tua kthejmë njerëzve. Duhet normalitet. PD Nuk ka ftuar vetëm burrat dhe djemtë por dhe gratë e vajzat”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati Basha ne Vlorë


Ai premtoi se do t’i marrë lekët oligarkëve për t’ia kthyer qytetarëve. “Zgjidhja është e thjeshtë ose do të vazhdojnë këto 5 njerëz që e trajtojnë Shqipërinë si çiflig, ose ju do të merreni fatin në dorë ose do të vazhdoni të jeni yzmeqarë. 16 shkurti është datë çlirimi, ajo që kemi përballë është qeveria e krimit dhe jo e qytetarëve. Ky sistem nuk pastrohet më, ky sistem duhet përmbysur. Dhjetë veta ju kanë marrë peng, 10 veta ju kanë marrë në qafë”, iu drejtua Basha
Kryedemokrati theksoi se në Evropë nuk shkohet me gënjeshtra, por me punë. Kreu i PD është takuar dhe me disa maturante dhe tha se kjo opozitë do krijojë kushtet që të gjithë të rinjtë të kenë mundësi të studiojnë.

“Ardhja në pushtet e Edi Ramës është faktuar tashmë dhe nga Zëri i Amerikës si një grusht shteti. Ky sistem i kalbur duhet përmbysur. Rruga jonë drejt Europës do të mbetet e bllokuar, ne duhet ta çelim rrugën drejt Europës. Ne mund ta hapim atë derë vetëm duke shembur sistemin e kalbur që e mban peng Shqipërinë. Procesi politik ka marrë fund. Koha për fjalë ka mbaruar dhe më 16 shkurt është koha për vendimmarrje”, tha Basha në Vlorë.

 

Më Shumë