Politike

Rama në Katar: Bashkëpunim në turizëm e infrastrukturë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar ku po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të Emirit të Katarit, Sheikut Tamim bin Hamad Al Thani. Kryeministri shqiptar u prit në një ceremoni të posaçme zyrtare ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të shtetit dhe në një takim të veçantë nga Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë. Po ashtu, zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë u theksua si prioritet.

Më tej, Rama ka takuar edhe kryeministrin e Katarit, Abdullah bin Naser Al Khalifa Al Thani, ku ka nënshkruar disa marrëveshje dypalëshe, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare mes dy vendeve.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/279631866284721/?__xts__[0]=68.ARAhMV1CBLVrqDSKmLT4ocMqQILLD0G06nQDBLtEEygSDgVamPpZgSbNnyyLiBSoVtRVOJeAqFwFExqYFQzS6D2zSMA5fGn7bpyHTioZ3og_Lu2OUn1p9cmRbO5HSiVpNvhRE7KWu6vHGKogQMIt3x97W2X5k1PeA8kKhAM6x8Pf_XHy-8N0t9iWbNyfPsG2A2ClX922dlaclHE39dZcPWitd-79dDcwGwnJ6fRR8fJnCEHUstLpZAdNb-22jK7REWpEb3Uz54kP2GlbWFrUXGvgoIA0v8RevsEx-Ek-jEic-PHM3CGqEdaJh4HARhQHvhOpWOgvMlERJNXWxMKZqsYFG1DUOSrN&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë